Durrës/ Kush është mjekja që zbriti nga ‘froni’ 22-vjeçaren, kandidate për deputete të PD-së
29/04/2021 14:12
Mjekja Manjola Luku kalon në avantazh ndaj 22-vjeçares Andia Ulliri, por të dyja vazhdojnë të kryesojnë listën e kandidatëve të PD-AN në qarkun e Durrësit, duke lënë pas emra të njohur të Partisë Demokratike.
Në 337 nga 481 qendra votimi të numëruara, Luku ka siguruar 5499 vota, ndërsa Ulliri 5390.
Pas tyre renditet Igli Cara, i ndjekur nga Ferdinand Xhaferraj, Rezeart Tusha, Agron Duka, Merita Bakiu, ndërsa Edi Paloka ka marrë 2827 vota.
Top Channel