Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer herësin, duke siguruar kështu një vend të sigurt në Parlamentin e ardhshëm. Ornaldo Rakipi, i cili kandidoi nën siglën e PS-së ka fituar deri më tani 12 778 vota, kur janë numëruar 984 qendra votimi nga 1243 që janë në total.
Djali i ish-deputetit të PDIU-së merr një mandat të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.
Për të thyer herësin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe disa qendra votimi pa numëruar në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.
Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 880 vota.
Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.
Top Channel