Bushati: Me fatin e PD fshij këpucët, por pse duhet të kem një SPAK që punon si lecka pastruese e këpucëve të Ramë

29/04/2021 22:18

Analisti Andi Bushati duket se është tepër skeptik për fitoren e PS dhe për qeverisjen nga Edi Rama për 4 vitet e ardhshme pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin “Open” tha se pavarësisht gabimeve të opozitës, nuk ka asnjë kusur që të Shqipëria të ketë SPAK-un, për punonjësit e të cilit thotë se punojnë si lecka pastruese e këpucëve të Ramës.

Bushati: Salianji thotë jemi vjedhur. Hila nxjerr grupet e gatshme, vrasjet. E zëmë se PD i ka huqur të gjitha dhe këto zgjedhje nuk i vodhi askush dhe këto zgjedhje i fitoi Rilindja. Po ç’kusur kam, pavarësisht gabimeve trashanike të PD, të kem një SPAK që punon si lecka pastruese e këpucëve të Edi Ramës. Në qendër të shqetësimit të një media publike është fati i qytetarit, me fatin e PD fshij këpucët dhe eci përpara. Edhe kur flasim për opozitën, flasim se sa mund të japin zgjidhje për problemet e qytetarit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA