Drejtuesi politik i fushatës elektorale në Durrës, administratori i OSHEE-së Ardian Çela zbulon objektivin e paarritur të PS-së në këto zgjedhje.

”PS u rrit me 5% në këto zgjedhje, po votat e pavlefshme na penguan të mos arrijmë objektivin e 80 mijë votave”, tha Ardian Çela.

Përsa i përket akuzave të opozitës, Çela tha se ato duhen faktuar dhe i vetmi rast i faktuar për blerje votash i përket një force tjetër politike. Sipas tij, do të jete gjykata që do të shqyrtojë akuzat, ndërsa qytetarët i dhanë përgjigje me votë opozitës.

Top Channel