Zgjedhjet e 25 Prillit, reagon zëdhënësi i DASH: Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë
28/04/2021 17:15
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka përgëzuar Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit dhe për fitoren e kryeministrit Rama.
Në postimin e tij në Twitter, Price përgëzon edhe fushatën e opozitës duke thënë se respektimi i zgjedhjeve forcon demokracinë e Shqipërisë.
“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkroi Price.
Top Channel