Foto ilustruese

Një i mitur ndërsa po drejtonte mjetin ka aksidentuar një këmbësore në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.

50-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA