Një sherr mes 4 personash ka ndodhur në Gjilan të Kosovës, ku janë plagosur 3 prej tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy prej tyre janë arrestuar.

“Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, shkruhet në raport.

Top Channel