Departmenti i Shtetit i SHBA-së ka lëshuar një këshillë të re udhëtimi për Afganistanin që nxit të gjithë amerikanët që dëshirojnë të largohen nga vendi ta bëjnë këtë menjëherë.
Departmenti amerikan ngriti këshillën e udhëtimit të quajtur “Mos udhëtoni” në ‘nivelin 4’, duke përmendur pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), trazirat civile, rrëmbimet dhe konfliktet e armatosura.
“Shtetasit amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Afganistani duhet të largohen sa më parë me fluturimet komerciale në dispozicion”, tha departmenti amerikan. Më tej, po ashtu urdhëroi punonjësit e qeverisë të largohen nga ambasada amerikane në Kabul “funksionet e të cilëve mund të kryhen nga diku tjetër”.
Departmenti tha se udhëtimi në të gjitha zonat e Afganistanit është i pasigurt për shkak të niveleve kritike të rrëmbimeve, sulmeve vetëvrasëse, operacioneve të përhapura luftarake ushtarake, minave tokësore, si dhe sulmeve terroriste dhe kryengritëse.
Top Channel