Sekuestrohet pasuria e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese e dy ish-gjyqtarëve/ Yuri Kim: Reforma po ecën hap pas hapi!

28/04/2021 11:46

Reagon ambasadorja Yuri Kim pas njoftimit të SPAK ku ka sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish –gjyqtarit të Gjykatën e Lartë, Shkëlzen Selimi dhe ish – gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtarëve të Lartë të Ct-së, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi”, shkruan Kim.

SPAK ka sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish –gjyqtarit të Gjykatën e Lartë, Shkëlzen Selimi dhe ish – gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Fatos Lulos iu sekuestrua dyqani me sipërfaqe 172 m2, në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Bashkim Dedjas iu sekuestrua apartamenti me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj në Golem të Kavajës.

Shkëlzen Selimit iu sekuestrua trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe Karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Truall sipërfaqe 2400 m2, pasuri e përbërë nga bashkim pasurish, e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
Truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, karburant, i ndodhur në Rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA