Plagoset me armë zjarri minoreni në Korçë, policia në kërkim të autorit
28/04/2021 12:15
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërsa raportohet se i lënduari është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Klaudjo Lice dhe është dërguar në spitalin e qytetit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori dyshohet se është një minoren.
Ky i fundit është identifikuar nga policia dhe është due u punuar për kapjen e tij.
Top Channel