“PD nuk është autoshkollë ku Basha të mësojë si i jepet makinës”- Endira Bushati: Shkrirja e LSI-së, surpriza e këtyre zgjedhjeve!

28/04/2021 10:59

Pedagogia e njohur, Endira Bushati, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës, ku u shpreh se Lulzim Basha duhej ta kishte dhënë dorëheqjen që në vitin 2017.

Nuk pritej që Basha të fitonte apo të mundte Edi Ramën. Nuk kishim asnjë surprizë në këto zgjedhje, përveç faktit se u shkri Lëvizja Socialiste për Integrim”, tha Bushati.

Në vitin 2017 Basha e pranoi humbjen edhe pse nuk dha dorëheqjen, tani nuk pranon as humbjen. A do ta japë dorëheqjen Basha?

Endira Bushati: Po të kishte dhënë dorëheqjen para katër vitesh, Partia Demokratike do kishte gjetur rrugën për të qenë në pushtet.

Jemi në vitin 2021 dhe një lider, një person që e quan veten lider, që humb zgjedhjet, nëse ka dështim pas dështimi ikën. Demokracia ka mekanizmat e vet. Në botën demokratike nuk ka njeri të pazëvendësueshëm. Basha ka humbur 5 zgjedhje dhe nuk ikën. PD nuk është një autoshkollë, ku Basha mund të mësojë se si i jepet makinës, partisë. Dorëheqja e Bashës është tepër e vonuar. Vendi nuk ka opozitë sot, është një ekip që i dhuroi mandatin e tretë Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA