“Pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë”/ Nga njësitë tregtare te llogaritë bankare, ja çfarë iu sekuestruan 44-vjeçarit që akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine

28/04/2021 08:55

Një 44-vjeçari, i cili është arrestuar pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë, i janë sekuestruar pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë.

Policia e Tiranës njofton se sekuestrimi i pasurive të 44-vjeçarit u bë si rezultat i operacionit “Dërgesa”, për të cilin u bënë hetime disa mujore.

Pasuritë e sekuestruara këtij shtetasi janë: Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k, 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Njoftimi i plotë: 

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga) në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;

•Një shoqëri sh.p.k;

• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA