“E cilësoi Gërdecin aksident teknologjik”, kush është ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë që iu sekuestruan karburantet e tokat në Vlorë

28/04/2021 12:03

 Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është cilësuar  si “miku i kriminelëve” dhe gjyqtari “gjysmëmilionë eurosh”.

Ai është eliminuar nga Vettingu për shkak të vendimeve tepër të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin dhe mosplotësimit të komponentit të vetëm atë të pastërtisë së figurës.

Shkëlzen Selimit iu sekuestrua nga SPAK ditën e sotme trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të babait të tij, Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi sërish të babait të tij, Kujtim Selimi.

Top Channel në korrik të vitit 2018 publikoi ekskluzivisht dokumentin sekret ku tregoheshin lidhjet e tij me grupet kriminale zonën e Fierit.

Nga dokumenti kuptohet që gjyqtari Shkëlzen Selimi ka ndihmuar dhe bashkëpunuar për lirimin nga burgu të një të arrestuari, që ishte kapur në flagrancë me armë pa leje.

Ai liroi për 3 ditë nga burgu trafikantin e njohur, Fero Dervishaj. Gjithashtu, gjyqtari, ndërhyri në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij Arben Isufajt në Itali, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, dhe i dënuar në të kaluarën për krijimin e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik kokaine.

Shkëlzen Selimi ishte gjyqtari që bashkë me Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin, e cilësuan Gërdecin si aksident teknologjik duke zbatuar urdhrat politike të qeverisë Berisha.

Madje Selimi nuk u mjaftua me kaq, por ndodhej shpesh në shoqërinë e autorëve të tragjedisë së Gërdecit si Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA