Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë dy mjete.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik të ndodhur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA