Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren në njësinë nr. 7 në Tiranë.
Veliaj është shprehur se ka qenë një fitore e thellë, duke fituar më tepër vota së ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe vitit 2017. Nuk ka munguar as falënderimi për të gjithë mbështetësit dhe sigurisht për patronazhistët e PS.
Erion Veliaj: Nga njësia 7, kampion, jo vetëm ka fituar por ka fituar më shumë se 2013 dhe 2017. Kur botuam listën e Tiranës, dikush më thoshte keni vënë çuna dhe goca të mirë por nuk janë për këto zona të vështira. Jemi në vitin 2021 i thash dhe do fitojnë çunat dhe gocat e mirë jo ata të fortat. Jam shumë krenar për Etildën, Aldrinin, skuadrën tonë, burrat dhe gratë e njësisë 7 që kanë thyer një rekord me një rezultat shumë të mirë se dy zgjedhjet tona të fundit.Përveç atij ngacmimit që shumë njerëz thonin se nuk fitohet me goca të mira Njësia 7, por duhen cuna të fortë, prova se nuk dështon Reforma në Drejtësi është fitorja jonë në Njësinë 7. Unë e di që beteja jonë nuk ka mbaruar dhe reforma në drejtësi është kantier, këtu përballë ka edhe trafikantë droge, që kemi sfida pafund, por çështja është se tërhiqemi nga të gjithë ata që preken nga reformat tona apo vazhdojmë të ecim përpara. Kush mendoi se duke vënë një vajzë të mirë, të shkëlqyer, familje, e përgjegjshme, dhe e pa këtë si dobësi, sot kuptoni që ne jemi më të fortë se kurrë. Të jesh i mirë nuk është dobësi, të jesh i ndershëm e i sjellshëm nuk është dobësi, të jesh punëtor nuk është dobësi, nëse dikush kishte nevojë për një provë, fitorja e Etildës në Njësinë 7 është prova. Ne nuk e ulim kokën, nuk e pranojmë të keqen të na sundojë. I falënderoj të gjithë me gjithë zemër, e sidomos patronazhistët tanë të mrekullueshëm. Do ketë më shumë drejtësi nga fitorja e Etildës.
Kandidatja dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj ka falënderuar të gjithë mbështetësit e PS, patronazhistët dhe veçanërisht komisionerët dhe numëruesit e njësisë nr. 7, të cilët krye një proces të jashtëzakonshëm në një kohë rekord.
Etilda Gjonaj: Dua të falënderoj të gjithë zgjedhësit e njësisë së shtatë të cilët besuan për herë të tretë te PS. Një falënderim për të gjithë ekipin tonë, të gjithë të deleguarit, patronazhistët, komisionierët dhe numëruesit të cilët me devotshmëri dhe shumë kurajo përfunduan një proces të jashtëzakonshëm në një kohë rekord në njësi të madhe me 82 QV. Faleminderit të gjithë socialistëve që në asnjë momente nuk e kanë tradhtuar PS dhe kanë qenë mbështetës duke maksimizuar votat në njësinë 7. Në këtë mandat ne do të vazhdojmë me ndershmëri të gjitha punët tona.
Top Channel