Rama mesazh Bashës: Prano humbjen me dinjitet me bindjen se bëre sa munde! Shtrijmë dorën e bashkëpunimit

27/04/2021 18:30

Socialistët kanë nisur festën në shesh, teksa Rama ka mbajtur fjalën para tyre dha edhe një mesazh për kryetarin demokrat, Lulzim Bashën, që të pranojë humbjen me dinjitet.

“I shtrijmë PD-së dorën e bashkëpunimit të qetë”, u shpreh më tej Kryeministri Rama, duke shtuar se Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre.

Rama: Tani është detyre që ta mësoj me detyrim që s’duhet të mërzitet nga kjo puna e votave. Është detyra e PS dhe e imja që në radhë të parë që me fjalët dhe sjelljen tonë të mos i bëjmë të ndjehen edhe me keq se ç’ndjehen nga humba rivalët tanë. Basha dhe PD bën fushatën më të mirë në historinë e humbjes së tyre. Ishin më skuadër se në të gjithë herët e tjera, gjërat që e dëmtuan forcën e tyre politike, demokratët kishin kundërshtarë jo dhe aq të lehtë këtë herë. Meritojnë mbështetjen tonë, I shtrijmë PD-së dorën e bashkëpunimit të qetë. Ju them sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bën më shumë sa ç’mund të bënin normalisht, të mundësh Ps është është po aq e pamundur të mundësh Barcelonën e Guardiolës. Nuk po flas për Juventusin se ky nuk ishte viti i juventinëve por viti ekskluziv i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Bashën: Pranoi me humbjen me dinjitet de me bindjen që nuk bere dot sa deshe por bërë sa munde. Miq demokratë ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh, ky është fakt dhe faktet pranohen nuk luftohen. Nuk më takon mua të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj. Nëse do të jetë ose jo Basha në krye të PD  në 4 vitet e ardhshme nuk e di, por me apo Bashën ne e kemi të qartë që opozita jonë e vetme është PD, fitorja jonë e madhe. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve jo vetëm atyre që më dhanë mandatin e tretë. Jo vetëm i socialistëve por edhe demokratëve, edhe për ata që nuk votuan fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA