Rama i bën ftesë të hapur Bashës: Është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD, mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit

27/04/2021 18:50

Edi Rama i ka bërë ftesë të hapur Partisë Demokratike për bashkëpunim duke thënë se mandatin e tretë do t’ia dedikojë bashkimit dhe jo sherreve.

Rama tha se “është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD” ndërsa theksoi se politika është e vetmja fuqi që mund t’i bashkojë dhe të bëjë bashkë luftën e paqen.

Edi Rama: Këtu sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore, miku ynë i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren tonë të mrekullueshme por u desh të ikte nga kjo botë Bashkimi ynë i dashur që të tërë të bashkoheshin në ngushëllimet për familjet e tij dhe të kujtoheshin se vdiq një shqiptar i mirë, jo një socialist i patundur.

Jemi së pari njerëz dhe shqiptarë dhe se kjo jetë i jepet njeriut nga Zoti, jo për tu bërë ujqër me njëri-tjetrin, dasia tjetër është ajo që duket sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat për dasinë e principatave dhe lëngatave, e mbuluar si dielli nga shosha në Shqipërinë komuniste dhe u ushqyer poshtërsisht në Shqipërinë e re demokratike. Pavarësisht nga fakti se nuk jemi socialist apo demokrat, e thërrasim të gjithë atë vargun Shqipëria është 1 nga jugu në veri.

Nuk është kjo as dita as vendi për ta tepruar, por është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD duke i bërë të qartë se mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit, jo dasive, punës jo sherreve. Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë se është e vetmja fuqi mbi tokë që di ti bëjë dhe luftën dhe paqen, dhe dhunën dhe punën, dhe sherrin dhe mirëkuptimin.

Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin por të bëjnë gjëra që të vetmuar nuk i bëjnë. Po edhe Shqipërinë në majën ku Zoti e deshi, politika e ka penguar të ngjitet dhe politika mund ta çojë. Rroftë i madh e i vogël që ka lindur shqiptar, rroftë Shqipëria!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA