Durrësi është një nga qytetet, ku procesi i numërimit të votave ka qenë i ngadaltë.

Gjatë të hënës, në Durrës janë raportuar pushime të gjata të komisionerëve, duke ndikuar në vonesat e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në këtë bashki.

Megjithatë, gazetarja Alma Demiraj raporton se në këto momente, puna po ecën me ritme më të shpejta, ndërkohë që kryetarët e KZAZ-vë kanë njoftuar se nuk do të ketë ndalesa gjatë natës, nëse numëruesit duan pushim, do të zëvendësohen menjëherë.

Pritet që numërimi të vazhdojë gjatë të martës dhe më pas të kemi rezultatin përfundimtar për këtë qark.

Deri tani Partia Socialiste kryeson me 38,312 vota. Partia Demokratike ka 30,748 vota ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 4,714 vota.

Top Channel