Ka përfunduar numërimi i kutive që qarkun e Durrësit ku kryeson bindshëm Partia Socialiste me 79624 vota në total, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 63431 vota, ndërsa LSI 9480 vota.
Përkthyer këto në përqindje, Partia Socialiste ka marrë 50.26 % të votave, PD 41.45% ndërsa LSI 6.19%.
Kështu, Partia Socialiste ka siguruar 8 mandate në këtë qark, teksa Partia Demokratike numëron 6 mandate dhe LSI asnjë mandat.
Në këtë qark janë 481 qendra votimi në total, teksa në qarkun e Tiranës vijon ende numërimi teksa kanë mbetur për të numëruar edhe 77 QV, kutitë e fundit që do përmbyllin numërimin në të 12 qarqet, për të shpallur më pas rezultatin final të zgjedhjeve të 25 prillit për subjektet zgjedhore.
Milva Ikonomi, deputete e Partisë Socialiste, live në edicionin e lajmeve në Top Channel u shpreh se e prisnin këtë rezultat të merituar.
Milva Ikonomi: Jemi të gëzuar, është përpjekje e të gjithë këtyre ditëve, gjithë skuadra e partive, gjithë mbështetësit tanë jemi të gëzuar. Po shikoheshin me kujdes të gjitha partitë, ne kemi qenë të angazhuar për një numërim të saktë. E prisnim se e meritonim me punën.
Top Channel