“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend: Për të parë bordellon e vërtetë, shkoni te…
Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj thotë se presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen, “ashtu si tha”.
Në një intervistë për Top Channel, Veliaj komentoi deklaratën e Metës dhe mosdhënien e dorëheqjes, ashtu siç kishte lajmëruar nëse PS fiton mbi 71 mandate. “Ilir Meta tregoi se nuk e mban fjalën, nuk është ai lloj burri që mban fjalën. Tashmë ne jemi fitues”.
Veliaj shprehet se me këto rezultate, PS “u vlerësua për punën e bërë”. “Ka qenë një punë që është bërë me shumë dashuri. Duhet të dëgjosh shumë të durosh shumë. Ne kemi qëndruar të fokusuar dhe sot u shpërblyem.. Kemi pasur një fitore spektakolare në Kavajë, me rezultat më të ngushtë në Kavajë, pas 20 vitesh dhe Vora provoi diçka ndryshe, fituam pas 20 vitesh”.
Top Channel