Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, dha të dhënat më të fundit të zgjedhjeve.
Ndërkohë që mbeten edhe Tirana dhe Durrësi që ende nuk e kanë mbaruar procesin e numërimit, Celibashi tha se nga votat e numëruara rezulton se kanë votuar më shumë se 1.5 milionë shqiptarë ose 45.72% e popullsisë.
Celibashi dha të dhënat zyrtare, se sa vota ka grumbulluar secila parti. Më poshtë janë renditur partitë që kanë arritur të sigurojnë mandate:
PSD, 2.24 përqind ose 3 mandate
LSI 6.85% dhe ka 4 mandate
PD-AN 39.40 përqind ose 59 mandate
PS 48.7% ose 74 mandate
Ndërkohë, mandatet për secilin qark, janë si më poshtë:
Berat- PD 2 mandate, PS 5 mandate
Dibër– PD-AN 3 mandate, PS 2 mandate
Durrës– PD-AN 6 mandate, PS 8 mandate
Elbasan– PD-AN 6 mandate, PS 8 mandate
Fier– LSI 1 mandat, PD-AN 6 mandate, 9 PS
Gjirokastër– PD-AN 1 mandat, PS 3 mandate
Kukës– PD-AN 2 mandate, PS 1 mandat
Lezhë– PD-AN 4 mandate, PS 3 mandate
Shkodër– PSD 2 mandate, LSI 1 mandat, PD-AN 5 mandate, PS 3 mandate
Tiranë– PSD 1 mandat, LSI 2 mandate, PD-AN 15 mandate, PS 18 mandate
Vlorë– PD-AN 4 mandate, PS 8 mandate
Përsa i përket procesit të numërimit, incidenteve në qendrat e votimit dhe pushimet e komisionerëve, kryetari i KQZ-së sqaroi se “do të ketë përgjegjësi të rëndë penale për çdo komisioner, që do të bëjë parregullsi. KQZ disponon të gjitha filmimet”.
Top Channel