‘Merr fund’ në Kamëz, kryeson PD me 25764 vota/ Numërohen kutitë e fundit për qarkun e Tiranës

27/04/2021 22:00

Është mbyllur numërimi i fletëve të votimit për subjektet zgjedhore në Kamëz, ku kryeson bindshëm PD me 25764 vota në total, ndërsa PS numëron 19344 vota.

Përkthyer këto në përqindje, PD ka marrë 50.07 % të votave, kurse PS ka marrë 37.59% të votave, teksa LSI numëron vetëm 3147 vota ose 6.12%.

Kujtojmë se vijon numërimi i fletëve të votimit në qarkun e Tiranës, ku kanë mbetur edhe 13 kuti, për të mbyllur kështu numërimin në të 13 qarqet e Shqipërisë dhe për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA