
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë komenton projeksionet për LSI deri në këto momente, kur ka mbetur pa përfunduar numërimi vetëm në Tiranë dhe Durrës.
Sipas tij, votuesin zgjodhën “të mbyllin këtë dramë”. “LSI nuk do të jetë më një dyqan pazari dhe as gogla që shkon sa këtej andej. Kështu, kanë përfunduar disa drama të tranzicionit”.
Sipas tij, edhe ish-kryeministri Berisha, tashmë i përket së shkuarës. “Edhe Sali Berisha është pullë e së kaluar. Nuk doli në terren të dëgjojë qytetarët”.
Për Top Channel, Veliaj shton se ky mandat i tretë i së majtës, është një mandat për të shërbyer. “Tashmë jemi fitues. Do t’ju shërbejmë të gjithëve njësoj”.
Ndërsa për kryetarin e PS-së, Lulzim Basha ka një koment tjetër, “Luli është , kemi një hapësirë speciale në partinë tonë, ka qenë aleat në këtë betejë, sikur të kishim një kryetar që çohet në mëngjes, që do falte një nga vilat, që do shqetësohej për vendin se për pamjen e tij. Nëse nuk do të kishin një fushatë si në ’97-tën ose një fushatë autokolonash, ndoshta do flisnim ndryshe“.
Top Channel