Zgjedhjet 2021/ Ambasadori anglez komenton zhvillimin e procesit: Herët për të dalë në një përfundim

26/04/2021 15:25

Ambasadori anglez, Duncan Norman ka komentuar nga një qendër numërimi në Vlorë votimin në vend.

Ai u shpreh se është herët për të komentuar procesin, pasi akoma është në vijim duke theksuar se do të ketë kohë të flitet për këtë proces kaq të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

“Është kënaqësi të jem në Vlorë dhe të marr pjesë gjatë numërimit. Dje udhëtuam në  Shqipërinë qendrore për të parë se si shkonte procesi, sot kemi ardhur në jug. Jemi akoma në një proces elektoral dhe është herët për mua të komentoj se si është procesi. Në momentin që do të mbarojë do të kemi kohë të bisedojmë për një kohë të gjatë. Ajo çfarë është e rëndësishme është që tu japim hapësirën atyre që janë mbrapa në mënyrë që të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Në momentin që ky proces të ketë mbaruar do të kemi mundësi të flasim. Do qëndrojmë edhe pak në Vlorë e do të vijojmë të shikojmë numërimin edhe në një vend tjetër”, tha Norman.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA