VIDEO/ Sherri në KZAZ nr.30 në Tiranë, policia shtrin në mes të rrugës vëzhguesit dhe numëruesit

26/04/2021 23:59

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit të ndërhyrjes së policisë për të shoqëruar vëzhguesit dhe numëruesit e votave në KZAZ nr.30 në Tiranë pasi u përfshinë në një konflikt fizik.

Aty duket se si efektivët kanë shtrirë në tokë disa persona, ndërsa bën me dije se janë shoqëruar 8 persona. Aktualisht ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë po punojnë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

“Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, shërbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, njofton policia.

Top Channel