Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj i ka bërë thirrje numëruesve të opozitës që kanë vendosur të ndërpresin numërimin, që të rikthehen dhe të vazhdojnë punën për të pasur një rezultat përfundimtar sa më parë.

Po ashtu Veliaj ka ironizuar duke thënë se mbase parti të ndryshme kanë tradita të ndryshme dhe disa duan më shumë gjumin, por kjo nuk do të thotë të ndërpresin numërimin.

Veliaj: Ne i kemi dhënë provat që kur mbaron fushata, numërimi, i kthehemi punës dhe të vazhdojmë të punojmë pa ndasi. Mbas shirave të motit dhe shtrëngatave të politikës kemi mundësi, që sot të kthehemi në terren dhe të hyjmë në punë.

Dua t’ju kujtoj se disa prej numëruesve janë duke pritur që të kthehen kolegët e tyre.Unë e kuptoj që parti të ndryshme kanë tradita të ndryshme, disa fokusohen më shumë te gjumi, por nuk mund të kërkosh pushim pas tre orëve numërim, prandaj ju lutem me dorë në zemër kthehuni punës.

Top Channel