Sherri në KZAZ 30 në Tiranë/ Pampuri sqaron si ndodhi ngjarja: Dy persona dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD

26/04/2021 23:21

Oriola Pampuri ka sqaruar detajet nga konflikti  në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet KZAZ 30 dhe pretendon se është dhunuar një përfaqësues i PD.

“PS dhe PD janë paraqitur tek dera e shkollës. Brenda ishin dy persona që kishin badgen e KQZ, në momentin kur po nisnin procesin e numërimit ngacmuan dhe dhunuan, përgjakën vëzhguesin e PD së bashku me të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune. Kur pyetëm se kush ishin këta persona, vëzhguesit e PS, përfaqësuesit e PS dhe të kqz nuk i njihnin. Ata janë persona të paidentifikuar, dhunues që u paraqiten me badge.

Dy përfaqësuesit nga KQZ nuk kishin infgormacion për këta persona. Jashtë më thonë se janë dhunuar dhe djem të tjerë, përfaqësues të PD. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë. Unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda dhe persona të tjerë dhunuan përfaqësuesin e PD”, tha Pampuri.

Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici. Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave para rreth një ore.

Top Channel