“SHBA është këtu”, Yuri Kim thirrje partive politike: Qetësohuni, jini të duruar dhe prisni rezultatin

26/04/2021 00:42

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte e pranishme në qendrën e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë duke thënë se numëruesve u përket që të bëjnë punën e tyre pas dorëzimit të fletëve të votimit.

Yuri Kim u ka bërë thirrje kandidatëve që të qetësohen dhe të jenë të duruar, ndërkohë thekson se cilido rezultat të certifikohet duhet të pranohet nga ata.

“Tani përgjegjësia mbetet tek numëruesit për të bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu mendoj që autoritete të ndjekin të gjithë ankesat që mund të dalin.  Në mënyrë që të ketë proces të vazhdueshëm përmirësimi. 

Për kandidatët dhe partitë është koha që të qetësohen, të jenë të duruar dhe të presin rezultatet. Dhe kur të certifikohen t’i pranojnë ato. Të shohim si do të shkojë procesi. SHBA si mik i popullit shqiptar do të jetë këtu deri në fund”, tha Yuri Kim.

Top Channel