Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Mat, Klos, ndërkohë që vazhdon numërimi me ritme të shpejta në Bulqizë dhe Peshkopi.
Në KZAZ-në 16, në Mat fiton Partia Socialiste me 7158 vota. Partia Demokratike merr 6154, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 423 vota.
Në KZAZ-në 17, në Klos ka fituar Partia Demokratike me 3738, me një rezultat të ngushtë prej 36 votash. Partia Socialiste ka marrë 3702, e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 171 vota.
Në KZAZ-në 18, në Bulqizë, janë numëruar 40/49 kuti ku kryeson PS me 5127 vota, e ndjekur nga PD me 4297 dhe LSI me 1334 vota.
Në KZAZ-në 19, në Peshkopi janë numëruar 83/101 kuti. Kryeson PD me 11145 vota. PS ka grumbulluar 9047 vota dhe LSI 1790 vota.
Në total, në të gjithë qarkun e Dibrës ka përfunduar numërimi i 195 kutive nga 227 në total, ku rezultatet janë si më poshtë:
PS: 25308 vota
PD: 25368 vota
LSI: 3727 vota
Top Channel