Në Yrshek po vijon procesi i numërimit me ritme të ngadalta.

Deri më tani janë numëruar vetëm 10 kuti ndërsa janë drejt përfundimit edhe 7 kuti të tjera. Në total janë 101 QV që duhet të numërohen dhe ju përkasin shumicën së fshatrave të qytetit, duke nisur nga Baldushku, Petrela, apo Vaqarri, Peza, Zona e Astirit, Kashari dhe apo Yrsheku, etj.

Bëhet fjalë për një sërë fshatrash që kanë votuar dhe bëhet fjalë për një total prej 60 mijë votuesish.

Procesi i numërimit të votave ka ecur tepër ngadalë në KZAZ në Yrshek që mbulon një pjesë të madhe të fshatrave të Tiranës dhe ka një numër të lartë votuesish.

Nga numërimi i deritanishëm i 10 QV kryeson PS me 2099 vota për të vijuar me PD me 1311 vota, teksa pritet të përfundojë numërimi i 7 QV, dhe mbeten edhe 84 QV.

Anëtarët e KZAZ të Yrshekut kërkuan një pauzë dhe për këtë arsye procesi i ndalua më herët, teksa ka më pak se dy orë që ka nisur sërish procesi i numërimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA