Me cigare dhe kafe brenda qendrës së numërimit të votave, vëzhguesit në KZAZ 35 nuk njohin masat anti Covid

26/04/2021 23:38

Masat anti Covid duket se janë harruar në KZAZ nr. 35 pasi duket se nuk respektohet aspak distancimi social apo mbajtja e maskës.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si monitorimi i vëzhguesve është jashtë çdo standardi.

Disa prej vëzhguesve duket se kanë krijuar një “lokal” në një cep pasi konsumojnë cigare dhe kafe teksa vijon numërimi i votave.

Top Channel