Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e 26 prillit me një foto që i ka bashkangjitur një mesazh domethënës.

“Çfarë agimi në Tiranë”, shkruan ai.

Ky mesazh lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin e numërimit, ku teksa janë numëruar mbi 14% e votave, PS e sheh veten shumë përpara PD-së, më konkretisht 50.25 % të votave e ndërsa PD 38.27 %.

Top Channel