Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ishte në njësinë 10 në Tiranë nga ku ndoqi nga afër procesin e votimit elektronik, si një risi që provohet për herë të parë në këto zgjedhje.

Tirana ka 910.494 votues dhe 1243 qendra votimi nga ku në 32 votohen në mënyrë elektronike.

Kjo është një risi në këto zgjedhje, ku deri më tani si proces ka vijuar pa probleme.

Qytetari vendos gishtin në pajisje dhe voto elektronikisht, kaq thjesht.

Sekretarja në qendrën e votimit i tha gazetarit se deri tani: Votimi po shkon shumë mirë deri tani, dhe janë në funksion të gjitha pajisjet, qoftë ajo e identifikimit qoftë ajo e votimit. Duke qenë se është risi, ka vështirësi qytetari por po i suportojmë.

Ndërsa deri më tani 41 qytetarë kanë votuar elektronikisht.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel