Thirrja e Bashës nga Durrësi: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, çojini në kutitë e votimit

25/04/2021 17:53

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur nga Durrësi duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të drejtohen për në kutitë e votimit.

Basha theksoi se të gjithë duhet të shkojnë të votojnë ndaj i kërkoi qytetarëve të Durrësit të ofrojnë ndihmën atyre që ende nuk kanë votuar.

Lulzim Basha: Shkoni trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, e familjeve tuaja, e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Edhe 2 orë e gjysmë mbyllen kutitë e votimit, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dielli po shkëlqen, të mos mbetet askush pa votuar.

Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve.

Top Channel