EMRI/ Shkoi për të votuar, por qytetari rezulton votues i dyfishtë. Ja ku është evidentuar rasti

25/04/2021 09:59
Foto Ilustruese

Një rast i pazakontë në këto zgjedhje është hasur në Poliçan.

Sekretarja e KZAZ Poliçan bën me dije se një person ka shkuar për të votuar në fshatin Terpan dhe pasi ka futur kartën e identitetit në pajisjen e identifikimit të zgjedhësve, ka rezultuar se ka qenë votues i dyfishtë.

Personi i konsideruar votues i dyfishtë është Ledjan Jaçaj dhe mësohet se nuk është lejuar të votojë.

Top Channel