Rezultati i Exit Poll për Korçën: PS dhe PD marrin nga 5 mandate, LSI 1 mandat. Deklarata e fortë Haxhiut: Ka pasur ndërhyrje brutale

25/04/2021 20:19

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Në qarkun e Korçës duket se është mbyllur beteja në mënyrë të barabartë mes PS dhe PD, të cilat marrin nga 5 mandate.

LSI merr vetëm 1 mandat, por për të marrë një tjetër mandat të përafërt nëse llogaritet e merr PS. Gazetari Haxhiu thotë se është gati e pamundur për shkak të numrit të lartë të votave që i duhen.

“Nëse ka pasur diku blerje të votave, ka qenë Korça. Në momentin e fundit, ka pasur një ndërhyrje brutale”, tha Haxhiu.

Top Channel