Rezultati i Exit Poll në Top Channel/ Fier: PS merr 9 mandate, PD 6 dhe LSI merr 1 mandat. Si mund të ndryshojnë rezultatet

25/04/2021 20:05

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Nga të dhënat rezulton se për PS kanë votuar 52,3% e qytetarëve duke i dhënë 9 mandate, ndërsa 6 mandate merr PD nga 37.3% e votuesve dhe 1 mandat i shkon LSI nga 7% e votuesve.

Gazetari Baton Haxhiu bën me dije se loja është e hapur për Fierin pasi ka mundësi të rritet PD, megjithatë thekson se nuk ka mundësi që LSI të marrë mandatin e dytë.

Top Channel