“Po ndalon qytetarët të hyjnë për votim”/ Reagon Premçi pas denoncimit të PS: Janë trembur humbësit, po përshëndeteshim!

25/04/2021 12:34

Në Durrës shtabi socialist atje, në një denoncim të tyre thonë se brenda ambjenteve të shkollës “Njazi mastori”, përfaqësuese të LSI kanë hyrë me bodigardë në qendrat e votimit duke u bërë presion komisionerëve.

“Shemsi Premci i LSI në njësinë administrative, Durrës, te pallatet ndalojnë njerëz që hyjnë në votim’, thuhet në denoncimin e tyre.

Shtabi socialist thotë më tej se Kontiana Kuçi, Kryetare e LSI Durrës u bënë presion komisionerëve dhe votuesve të lagjes 5 në Durrës.

Por pas këtij denoncimi të PS, ka reaguar vetë Shemsi Premçi, i cili e hedh poshtë këtë gjë: Genjeshter e madhe sepse ne kemi qenë ne oborrin e Shkolles dhe jemi mix duke pershendetur njëri tjetrin te majt e te djatht. Me sa duket janë trembur humbsit…!

Top Channel