Qytetarët kanë dy orë që presin në një prej qendrave të votimit në Durrës.

Njëra prej qytetareve e cila është e moshuar ka gjysmë ore që pret për të votuar.

“Është ndërprerë procesi, nuk nxirrte të dhënat fotografinë, operatori është, teknika erdhi dhe na dhanë një afat gjysmë ore”, tha kryetari i komisionit.

“Ishte parashikuar se pajisja e re, ishte testuar më parë, janë problematika që ndodhin, problemi i printimit. Kanë shkuar të marrin pajisjen ne re, për gjysmë ore thanë teknikët”, tha operatori.

Top Channel