Përfundon procesi i votimit në burgun e Fierit, votojnë 186 të dënuar

25/04/2021 17:39

Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Fierit. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar në mjediset e burgut, nga 256 persona me të drejtë vote.

70 persona me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikim, pra kartën ID apo pasaportë biometrike. Një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

Top Channel