Pas mbylljes së procesit/ Nisin të dërgohen kutitë dhe fletët e votimit drejt qendrave të numërimit

25/04/2021 21:11

Kutitë me fletët e votimit kanë nisur të dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave pritet të mbyllet brenda 48 orëve.

Ndërkohë, në qendrat e votimit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, për të siguruar transportimin e sigurt të kutive.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore. Në Durrës u vu re një grumbullim komisionerësh, gjatë përgatitjes së kutive të votimit, duke mos respektuar masat anti Covid.

Edhe në Kavajë janë krijuar radhë të gjata, në KZAZ-në numër 42, gjatë dorëzimit të kutive.

Top Channel