Pas 412-ditësh, Najada Çomo në kafe me vajzën dhe bashkëshortin (FOTO)
25/04/2021 15:55
Kandidatja e PS-së për Tiranën, njëkohësisht shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një foto të rrallë. Çomo shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën duke pirë kafe në një lokal, pas më shumë se një viti.
“Ne votuam, një kafe bashkë me Rolin&Greis pas 412 ditëve”, ka shkruar ajo krahas foto, duke lënë të kuptohet që pandemia i ka penguar që të dalin së bashku.
Kujtojmë që Çomo ka qenë në frontin e luftës ndaj Covid-19 bashkë me të gjitha bluzat e bardha, të cilët janë përballur me shumë vështirësi gjatë periudhës së pandemisë.
Top Channel