Foto Iluestruese

Në orën 07:00 ka nisur votimi në të gjithë vendin, me përjashtim të disa qendrave të votimit ku ka pasur mungesë të komisionerëve.

Mësohet se një problem teknik ka ndodhur në Korçë, pasi në qendrën e votimit e vendosur në Gjimnazin “Themistokli Gërmenji” është prishur pajisja e identifikimit biometrik, por fatmirësisht është rregulluar dhe procesi po vijon normalisht.

Ndërkohë në fshatin Trestenik në Devoll, pas dy orësh ndërprerje ka nisur procesi i votimit manual. Problemet janë shkaktuar pasi nuk ka shkuar operatori.

Po ashtu gazetarja e Top Channel nga Korça raporton se në fshatin Pirg është ndërprerë procesi i votimit për shkak se aparatura e identifikimit biometrik ka pësuar probleme. Edhe pasi pajisja është ndërruar ajo nuk ka funksionuar dhe tashmë pritet të zëvendësohet se aparaturën e tretë.

Po ashtu probleme janë hasur edhe në disa qendra të tjera votimi në Korçë për shkak të defekteve që kanë pasuar aparaturat.

Top Channel