Ndërpritet procesi i votimit në Shkozë, prishet pajisja elektronike që printonte të dhënat e qytetarëve

25/04/2021 09:27

Gazetarja Anila Hoxha, e cila është duke raportuar nga shkolla ‘Marilo Gorezi’ në Shkozë, ka njoftuar se është bllokuar procesi i votimit.

Problem për ndërprerjen e procesit të votimit çka ka krijuar edhe radhë të qytetarëve që presin të shprehin vullnetin e tyre me votë është bërë fakti se pajisja elektronike nuk po printonte qartë të dhënat e votuesve.

Pas këtij momenti komisionerët kanë marrë urdhër për pezullimin e votimit në këtë qendër votimi.

Një prej komisionerëve tha për mikrofonin e “Top Channel” se “Pajisja elektronike nuk po printon qartë të dhënat e votuesve. Procesi ka nisur në 07:00 dhe vazhdoi deri në 08:30. Është lajmëruar teknika dhe do shkojë operatori të tërheqë një pajisje tjetër. Procesi është pezulluar për momentin dhe nuk po votohet më”.

Top Channel