Numërimi i votave ka nisur në Pustec të Korçës, duke u bërë i pari në këtë proces.

Pasi kanë mbërritur të gjitha kutitë e votimit nga KZAZ, në Pustec, komisionerët kanë nisur procesin e numërimit të votave.

Procesi i votimit nisi sot, në orën 07:00 e mëngjesit të sotëm dhe zgjati deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë vendosën  se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, por nuk dihet ende sa prej tyre kanë hedhur votën e tyre në 5,199 qendra votimi.

Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote zgjodhën edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të  gjithë qytetarët me të drejtë vote 50.5% ishin meshkuj dhe 49.5 ishin femra. 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Kujtojmë se këto zgjedhje u zhvilluan në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm. Top Channel ka përcjellë hap pas hapi procesin e votimit në të gjithë vendin.

Top Channel