Live në “Facebook”/ Me sëpatë në dorë, 37-vjeçari kërcënon komisionerët në qendrën e votimit, çfarë hodhi në kishën e fshatit

25/04/2021 21:05

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë ditë zgjedhjesh në fshatin Agim të Fierit.

Një 37-vjeçar, i identifikuar si Mikel Postolli, me një shishe molotov në dorë bënte thirrje në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim se do të digjte kutitë e votimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur shtetasi i mësipërm është shfaqur para kishës së fshatit dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Si të mos mungonte ky akt i rëndë, autori ka publikuar live për ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, prej fillimit e deri në përplasjen me policinë.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar komisionerët me sëpatë në dorë, se do digjte kutitë e votimit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici Mikel Postollin, rreth 30 vjeç, për të cilin banorët thonë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët shprehen më tej se shtetasi i lartpërmendur jeton një varfëri ekstreme, në fshatin Havales, në shtëpinë e njerkës.

E ëma e ka lënë jetim që në moshë të vogël, ndërsa babai i tij ka ndërruar jetë rreth 3 muaj më parë.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Bënte thirrje në afërsi të qëndrës së votimit në fshatin Agim për të djegur kutitë e votimit, kapet nga Policia dhe shoqërohet në Komisariat autori.

Sekuestrohen shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.

Sot rreth orës 19:10, është marrë njoftim se shtetasi M. P., banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier të shtetasit M. P., 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA