I droguar hyn me makinë mes njerëzve/ Thyen barrierat në sheshin Skënderbej, shoferi neutralizohet nga 22 vjeçari hero

25/04/2021 15:06

Një ngjarje e rëndë u shënua pak pas mesditës në sheshin “Skënderbej”, ku një i ri i dehur dhe nën efektet e lëndëve narkotike, siç e konfirmoi policia, me makinën e tij u fut mes njerëzve në sheshin Skënderbej.

Arben Mema bëri manovra të rrezikshme duke terrorizuar kalimtarët.

Më herët ai kishte goditur disa mjete dhe më pas theu barrierat në sheshin Skënderbej.

Një 22 vjeçar ishte heroi i atij momenti, pasi u fut nga dritarja ne mjetin e 32 vjeçarit dhe me ndihmën e qytetarëve të tjerë e ka nxjerrë nga makina me dhunë.

Pas kësaj ngjarje ne sheshin Skënderbej shkuan motrat e 32 vjeçarit që u konfliktuna me gazetarët.

Top Channel