Klodiani është 22-vjeçari që sot ndryshoi rrjedhën e një incidenti të paprecedentë.
Në një intervistë live në Top Channel me gazetaren Anila Hoxha , ai tregoi se nuk u mendua fare për të ndërhyrë për të ndaluar shoferin e çmendur i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike, siç raportoi më herët Top Channel.
Klodiani tregoi si ndërhyri: ishte shumë shpejt, pak sekonda isha në hyrje të sheshit dhe pashë një makinë të aksidentuar që po vinte me një shpejtësi të rrezikshme për qytetarët në shesh.
Ktheu makinën në një moment dhe po sulej njerëzve dhe thashë duhet të ndërhyj se mund të kishim jetë të humbura, e vetmja mënyrë ishte ta hidhje nga dritarja se ndryshe. Unë jam sportist, jam marrë gjithë jetën me sport. Më vjen mirë që e bëra me sukses. Pasi e godita në fillim, nuk pati reagim. Po ka takuar kryeministrin, Erjonin, më pritën shumë mirë, u gëzuan, jo vetëm ata por edhe njerëzit njerëzit .
Top Channel