Exit Poll i Top Channel/ Berat: PS merr 4 mandate, PD “i rrëmben” një mandat LSI

25/04/2021 19:42

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Në qarkun e Beratit, PS merr 4 mandate pasi 50.4% e qytetarëve kanë votuar për të majtët. Ndërsa LSI duket se ka humbur votuesit pasi kanë votuar vetëm 13% duke i dhënë vetëm një mandate.

Dy mandatet e tjera i shkojnë PD që ka pësuar rritje me një mandat që prej zgjedhjeve të 2017-ës.

Top Channel