Dorëzimi i fletëve të votimit, nis numërimi në Pustec dhe Këlcyrë. Pritet të nisë edhe në Memaliaj dhe Libohovë

25/04/2021 22:45

Kutitë me fletët e votimit po dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit.

I pari vend ku ka nisur numërimi i fletëve të votimit është Pusteci. Ndërkohë edhe në Memaliaj pritet të fillojë numërimi i tre kutive të para. Edhe në Këlcyrë tani sapo filloi numërimi i kutive.

Në Libohovë po përfundon trajnimi i numëruesve dhe pas pak do të nisë numërimi.

Ndërsa vijon procesi i dorëzimit të kutive të votimit në Klos, Bulqizë dhe Përmet. Në Dropull janë duke u pranuar dy kutitë e fundit nga 37 që janë në total. Në Gjirokastër janë pranuar deri tani 38 nga 69 kuti votimi.

Në KZAZ 91 në Finiq po futen edhe 5 kutitë e fundit nga 50 që janë total dhe në vazhdim do të bëhet një pushim 30 minuta për të vazhduar me procesin e numërimit.

Ndërsa në KZAZ 92 Konispol po përfundon dorëzimi dhe ndërkohë nis përgatitja e grupeve numëruese.

Top Channel